Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, në tregun e qytetit të Prizrenit, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë i dyshuar për vjedhje.
Ai dyshohet se i kishte marrë portofolin një personi, që përmbante dokumente dhe 75 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Raporti policor-Rr. Rrust Kabashi, Prizren 25.02.2026-09:40. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, i cili është kapur në flagrancë në tregun e qytetit, pasi që i njëjti viktimës mashkull kosovar, i kishte vjedhur portofolin në të cilin kishte dokumente dhe 75 € para të gatshme. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur vetëm portofolin me dokumente. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...