Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, është shtruar në Qendra Klinike e Serbisë, në Klinikën e Pulmonologjisë, për shkak të pneumonisë së rëndë dhe, sipas raportimeve, po lufton për jetën.
Pulmologu Spasoje Popeviq tha se gjendja e Daçiqit është shumë e rëndë dhe se ai ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv, i vendosur në ventilim mekanik (ventilator).
Me një njoftim për gjendjen e tij shëndetësore ka dalë edhe partia që ai drejton, Partia Socialiste e Serbisë (SPS).
“Pavarësisht shëndetit të tij të dëmtuar rëndë, ne besojmë në forcën e Ivica Daçiqit, i cili deri më tani i është përgjigjur me triumf të gjitha sfidave dhe tundimeve të jetës, dhe lutemi për një fitore tjetër për të. Shprehim mirënjohjen tonë të pafundme për mjekët dhe stafin mjekësor të Qendrës Klinike të Serbisë dhe Klinikës për Pulmonologji, të cilët po bëjnë përpjekje të mëdha në këtë betejë të vështirë”, thuhet në njoftimin për shtyp të SPS-së.
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...