Një makinë e tipit Range Rover është djegur gjatë natës në lagjen nr. 1 në Pogradec. Automjeti u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, ndërsa njoftimi për zjarrin u raportua rreth orës 03:50 në Shërbimin Zjarrfikës.
Automjeti në pronësit të shtetasit E.M ka qenë i parkuar ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të shuanin flakët dhe të izolojnë zonën për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Pritet që në një deklaratë zyrtare të sqarohet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
Njoftimi i policisë
“Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...