Galatasaray është kualifikuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, për herë të parë pas 12 vitesh, duke eliminuar Juventusin pas një përballjeje dramatike që përfundoi 3-2 pas vazhdimeve në ndeshjen e kthimit.
Rezultati i përgjithshëm 7-5 i dha skuadrës turke ‘biletën’ për në fazën tjetër, ndërsa “Zonja e Vjetër” u largua nga gara me një lojtar më pak.
Pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë, Juventusi e nisi takimin me intensitet të lartë, duke krijuar disa raste të mira që në minutat e para. Mattia Perin ndali një goditje të rrezikshme me kokë të Davinson Sanchez, ndërsa në anën tjetër Federico Gatti dhe Teun Koopmeiners nuk arritën të konkretizonin rastet e tyre.
Portieri turk Ugurcan Çakır ishte vendimtar me disa pritje të rëndësishme, ndërsa goli i parë për bardhezinjtë erdhi nga pika e bardhë. Manuel Locatelli realizoi penalltinë pas ndërhyrjes së Lucas Torreira ndaj Khéphren Thuram, duke e rihapur sfidën.
Megjithatë, vetëm tri minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Juventusi mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Lloyd Kelly. Pavarësisht inferioritetit numerik, vendasit gjetën forca për të shënuar sërish me Federico Gatti, ndërsa më pas Ëeston McKennie realizoi për të barazuar rezultatin e përgjithshëm dhe për ta çuar takimin në vazhdime.
Në kohën shtesë, Juventusi pati një mundësi të artë kur Edon Zhegrova shpërdoroi një rast të pastër pas asistimit të McKennie. Ky rast u ndëshkua shpejt nga mysafirët, pasi Victor Osimhen shënoi për Galatasarayn, duke i dhënë epërsinë vendimtare skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti. Në minutat e fundit, një kundërsulm i shpejtë u konkretizua nga Barış Yılmaz, duke vulosur kualifikimin e turqve.
Galatasaray do të përballet në 1/8 e finales me njërën nga skuadrat angleze, Liverpool ose Tottenham Hotspur, ndërsa shorti do të hidhet të premten.
Ndërkohë, Juventusi duhet të lërë pas këtë eliminim të dhimbshëm evropian dhe të përqendrohet në kampionat, ku në fundjavë do të ndeshet me Romën.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...