UEFA ka konfirmuar dënimin me një ndeshje pezullim për talentin e Benfica-s, Gianluca Prestianni, duke e lënë jashtë sfidës vendimtare të mbrëmjes së sotme kundër Real Madrid.
Komisioni i Apelit hodhi poshtë ankesën e klubit portugez, i cili tentoi të anulonte pezullimin e argjentinasit pas akuzave për fyerje të dyshuara raciste ndaj Vinicius Jr gjatë ndeshjes së parë në “Da Luz”.
Edhe pse hetimet për incidentin janë ende në vijim, UEFA ka vendosur të mos rrezikojë, duke e mbajtur pezullimin në fuqi.
Megjithëse nuk ka të drejtë loje, 19-vjeçari ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit drejt Madridit dhe u stërvit dje me shokët e skuadrës.
Gjithsesi, sonte ai do të jetë thjesht një spektator në tribunën e “Santiago Bernabeu”, ndërsa pritet vendimi përfundimtar mbi çështjen që ka përfshirë dy lojtarët latinë.
Plagosje me armë në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë – gjatë a...
SHBA vendos sanksione ndaj autoritetit iranian që kontrollon...
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...