Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjykate.
Sipas njoftimit, i arrestuari F.R, 37 vjeçar, ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ishte i dënuar me 40 (dyzet) ditë burgim për veprën penale “Ngacmimi”.
Njoftimi:
Arrestohet në Ferizaj një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Me datën 25.02.2026, rreth orës 11:30, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, policët e stacionit policor në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.R. (37 vjeç), i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ishte i dënuar me 40 (dyzet) ditë burgim për veprën penale “Ngacmimi”.
Pas arrestimit dhe kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...