Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për këtë presim përkrahjen e gjithë tifozëve tanë

12:53 | 25 Shkurt 2026
D.H

Kombëtarja e Kosovës në basketboll zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Sllovakisë në kuadër të parakualifikimeve për EuroBasket 2029.

Takimi zhvillohet në palestrën ‘Sezai Surroi’ të premten me fillim nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.

Kosova është duke i vazhduar stërvitjet me rregull nën drejtimin e selektorit Bujar Loci.

Dy ditë para kësaj sfide, basketbollisti i Bashkimit i cili është një ndër shtyllat e kombëtares këtë grumbullim ka kërkuar përkrahje maksimale nga tifozët.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, jemi duke ushtruar me intensitet të lartë dhe e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për këtë presim përkrahjen e gjithë tifozëve tanë”, tha Bunjaku për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kosova dhe Sllovakia kanë nga një fitore në grupin C parakualifikues. Së bashku me këto dy kombëtare në grup është edhe Shqipëria./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme