Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar këtë të martë në Tiranë ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar. Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga dy persona.
Të arrestuarit janë identifikuar si 42-vjeçarja, Valentina Selman Koltraku dhe 55-vjeçari Tomorr Kostandin Shukulli. Dy drejtuesit e mjeteve kanë goditur të miturin i cili për shkak të plagëve të marra humbi jetën.
I mituri fillimisht është goditur nga mjeti i Shukullit dhe më pas nga mjeti i Koltrakut. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”.
Njoftimi i policisë
“Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi i posaçëm, menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:20 të datës 24.02.2026, në rrugën “Kastriotët”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 7 vjeçar, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit T. Sh., 55 vjeç dhe V. K., 42 vjeçe. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se i mituri është përplasur fillimisht nga automjeti që drejtonte 55-vjeçari dhe më pas nga automjeti që drejtonte shtetasja V. K. Të dy drejtuesit e automjeteve janë larguar nga vendi i aksidentit. Gjatë veprimeve hetimore, 55-vjeçari, i cili e ka transportuar të miturin, në spital, ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit. Hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...