Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj shëndetit gjatë muajit të Ramazanit, duke theksuar se agjërimi sjell ndryshime në metabolizëm, gjumë dhe aktivitet fizik.
Sipas IKShPK-së, besimtarët duhet të konsumojnë “dietë të balancuar dhe të qëndrojnë të hidratuar”, duke pirë mjaftueshëm ujë dhe duke shmangur pijet me kafeinë apo të gazuara me sheqer, të cilat rrisin rrezikun e dehidratimit, shkruan Arbresh.info.
Për iftar rekomandohet që vakti të nisë me hurma dhe ujë, e më pas të përfshihen perime, drithëra integrale dhe proteina të lehta, ndërsa të kufizohen ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Ndërkaq, syfyri cilësohet si i domosdoshëm, pasi “qëndrimi për orë të gjata pa ushqim ndikon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe ul energjinë”.
Instituti këshillon përdorimin e metodave të shëndetshme të gatimit, uljen e kripës dhe aktivitet fizik të lehtë në mbrëmje, si ecja.
Sa i përket personave me sëmundje kronike, IKShPK thekson se “personat me diabet të tipit 1 zakonisht këshillohen të mos agjërojnë”, ndërsa ata me diabet të tipit 2 apo hipertension mund të agjërojnë vetëm pas konsultimit me mjekun.
Edhe për gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë me gji, vendimi për agjërim duhet të merret individualisht dhe në konsultim me profesionistët shëndetësorë, duke vlerësuar rreziqet për nënën dhe foshnjën.
Në fund, IKShPK u bën thirrje qytetarëve që të mos ndryshojnë terapinë pa u këshilluar me mjekun dhe të kujdesen për regjimin ushqimor gjatë gjithë muajit të shenjtë./Arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur