Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit ndaj Vinicius Junior

16:14 | 19 Shkurt 2026
D.H

Real Madridi ka konfirmuar se i ka paraqitur prova UEFA-s pasi Vinicius Junior mori një fyerje raciste nga anësori i Benficas, Gianluca Prestianni, gjatë ndeshjes së parë të ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve në Estadio da Luz.

Me anë të një deklarate në faqet zyrtare, klubi mbretëror ka njoftuar me hapin e ndërmarr pas incidentit të së martës në Ligën e Kampionëve.

“Real Madrid CF njofton se sot i ka paraqitur UEFA-s të gjitha provat e disponueshme në lidhje me incidentet që ndodhën të martën e kaluar, më 17 shkurt, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve që ekipi ynë luajti në Lisbonë kundër SL Benfica”.

“Klubi ynë ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetimin e hapur nga UEFA pas episodeve të papranueshme të racizmit të përjetuara gjatë asaj ndeshjeje”.

“Real Madridi është mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë unanime që lojtari ynë Vinicius Jr. ka marrë nga të gjithë sektorët e futbollit botëror”.

“Real Madridi do të vazhdojë të punojë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, për të zhdukur racizmin, dhunën dhe urrejtjen në sport dhe në shoqëri”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme