PSG ka marrë një lajm të mirë nga stafi mjekësor lidhur me gjendjen e sulmuesit Ousmane Dembele.
Francezi u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm 27 minutash në përballjen e Champions League kundër Monaco, duke ngritur shqetësime të mëdha te kampionët francezë.
Dembele pësoi një dëmtim në pulpën e majtë, duke rikthyer frikën për një mungesë më të gjatë, sidomos pasi ai kishte kaluar tri javë jashtë fushave për një problem të ngjashëm.
Megjithatë, sipas raportimeve të L’Equipe, lojtari ka marrë sinjale pozitive nga ekzaminimet e para mjekësore. Dëmtimi nuk konsiderohet serioz siç u frikësua fillimisht dhe pritet që ai të mungojë rreth dhjetë ditë.
Nëse konfirmohet ky afat, Dembele rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit ndaj Monacos në Champions League. Testet shtesë që do të kryhen në ditët në vijim do të japin përgjigjen përfundimtare mbi kohën e rikthimit të tij në fushë./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026