Nga Gjilani në skenën evropiane – Drita pret Celjen sonte (e enjte) në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Konferencës me synimin për rezultat pozitiv dhe vazhdim të ëndrrës kontinentale.
Sonte me fillim nga ora 21:00, Drita zbret sërish në skenën evropiane, teksa përballet me Celje në kuadër të Liga e Konferencës. Një ndeshje me peshë të madhe për kampionët e Kosovës, që synojnë të shfrytëzojnë përkrahjen e tifozëve dhe terrenin vendas “Fadil Vokrri”.
Skuadra nga Gjilani hyn në këtë duel me moral të lartë dhe me bindjen se mund të rivalizojë denjësisht kundërshtarin slloven, i cili vjen me përvojë më të madhe në arenën evropiane. Megjithatë, Drita ka treguar se di të jetë e fortë në shtëpi dhe se ndeshjet e tilla i luan me disiplinë dhe karakter.
Trajneri dhe stafi teknik kanë insistuar në kujdes maksimal në fazën mbrojtëse, por pa hequr dorë nga loja sulmuese që e ka karakterizuar ekipin në edicionet e fundit. Çdo detaj pritet të ketë rëndësi në një duel ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë.
Nga ana tjetër, Celje shihet si një skuadër e organizuar dhe e rrezikshme në kundërsulme, çka e bën përballjen edhe më sfiduese për Dritën. Prandaj, balanca mes rrezikut dhe sigurisë do të jetë çelësi i kësaj ndeshjeje. /Telegrafi/
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...