Arsenali ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Wolvesit në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit anglez.
Londinezët kaluan herët në epërsi. Në minutën e pestë, Declan Rice dërgoi një top të saktë në zonë për Bukayo Saka, i cili fitoi duelin në ajër dhe realizoi me kokë për 1-0.
Pjesa e parë vazhdoi me tensione. Piero Hincapie kërkoi penallti pas një dueli në zonë, por gjyqtari Paul Tierney lejoi lojën të vazhdojë.
Në fundin e pjesës së parë, Santiago Bueno u ndëshkua me karton të verdhë.
Në pjesën e dytë, Arsenal mendoi se kishte dyfishuar epërsinë me Hincapie, por goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje.
Pas rishikimit me VAR, gjyqtari ndryshoi vendimin dhe akordoi golin për 2-0.
Wolves reagoi në minutën e 61-të. Pas një kombinimi të bukur mes Hugo Bueno dhe Santiago Bueno, i pari realizoi me një goditje të saktë në këndin e sipërm për 2-1, duke rikthyer ndeshjen në lojë.
Deri në fund pati disa ndërhyrje të ashpra dhe zëvendësime, ndërsa Arsenal u detyrua të zëvendësojë edhe Sakan për shkak dëmtimi.
Kur po luhej minuta e 94-të e ndeshjes, vendasit ia dolën të realizojnë sërish, ku kësaj radhe ishte Riccardo Calafiori ai i cili shënoi në portën e tij për rezultatin 2-2.
Ky barazim e dërgon Arsenalin në kuotën e 58 pikëve dhe në rast se Manchester City triumfon në ndeshjen që kanë më pak, diferenca mes dy skuadrave do të jetë vetëm dy pikë.
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...