Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, njofton se në vazhdën e pranimit të informatave nga ana e qytetarëve, sot më datë 17.02.2026, ka pranuar informacione se në tri lokacione mund të ketë armë, municion si dhe mjete të tjera ilegale.
Si rezultat, janë ndërmarrë veprime policore duke kryer kontroll në tri lokacione:
RASTI I
Rreth orës 01:20, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 95 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
– 1 emblemë si dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë.
RASTI II
Rreth orës 09:20, njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar të një shtëpie të braktisur (të pabanuar) në fshatin Zhitkovc, Komuna e Zveçanit, kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 armë AK-47;
– 1 granatë dore M-57, prodhim jugosllav;
– 3 karikatorë të zbrazët të AK-47;
– 85 fishekë të kalibrit 7.9 mm;
– 2 uniforma ushtarake me emblema të Serbisë;
– 60 fishekë të armës AK-47.
RASTI III
Rreth orës 12:20, njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varage të Zubin Potokut, ku si rezultat kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 granat dore;
– 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Në vendin e ngjarjes, në rastin II dhe III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këto raste, nuk ka persona të arrestuar.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...