Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio po përfundon sot një tur të shkurtër evropian në Hungari. Kryeministrin hungarez Viktor Orban ndodhet në një pozicion të vështirë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit në vendin e Evropës Lindore.
Viktor Orbán, pritet të përballet me betejën e tij më të vështirë zgjedhore që nga rikthimi në detyrë në vitin 2010. Partia e tij, Fidesz , është pas partisë opozitare TISZA në sondazhe.
Në fjalimin e tij të shtunën Rubio u bëri thirrje evropianëve të mbrojnë “qytetërimin perëndimor”, i cili është i kërcënuar e migracioni masiv.
Rubio gjithashtu u përpoq të qetësonte evropianët e alarmuar për qëllimet amerikane për Groenlandën, por mbi të gjitha u bëri thirrje atyre të bashkohen pas vizionit të presidentit republikan.
Megjithatë, në Bratislavë ai siguroi se Shtetet e Bashkuara nuk duan një Evropë “të varur” ose “vasale”.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës