Një ngjarje e frikshme ka tronditur Bergamon në Itali, kur një burrë ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë 1 vjeç e gjysmë nga krahët e nënës së saj. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një supermarketi dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë.
Siç duket në pamje, burri hidhet menjëherë drejt fëmijës duke e kapur nga këmba dhe e tërheq me forcë nga duart e nënës, e cila bërtiti duke kërkuar ndihmë.
Fatmirësisht tentativa dështoi, megjithëse fëmija mbeti i dëmtuar me një kockë të këmbës të thyer. Autori, tashmë i arrestuar, është identifikuar si një burrë 47-vjeçar i pastrehë nga Rumania./TvKlan
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës