Ditën e sotme janë zhvilluar edhe katër ndeshjet e tjera në Ligën e Parë, në kuadër të xhiros së 20-të ku vëmendja kryesore ishte tek ndeshja e parë në kampionat për Lirinë nën drejtimin e Ismet Munishit.
Një nisje e mbarë e Munishit në ligë, ku triufmoi në udhëtim tek Tefik Çanga me rezultat 0-1, shkruan Arbresh.info.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe liderja, Vushtrria në shtëpi ndaj Suharekës me rezultat 2-0.
Triumf me rikthim arriti edhe Vëllaznim, të cilët triumfon ndaj Istogut 2-3.
Ndërsa, në përballjen tjetër mes Vjosës dhe Rilindjes së Faruk Statovcit, të parët fituan me rezultat 2-0.
Vushtrria vazhdon të mbetet lidere me 44 pikë, dy më shumë se Nikli, e tri më shumë se Dinamo, Vëllaznimi tashmë ka 40 pikë në vendin e katërt, derisa Liria ka 39 sosh dy pozita më posht./Arbresh.info
Nesër luhet takimi i fundit i kësaj xhiro mes Trepçës ’89 dhe Trepçës./Arbresh.info
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut