Kosova shquhet për bukuritë e saj natyrore dhe potencialin turistik që ofron. Një ndër to është edhe Jezerci i Ferizajt, një lokacion atraktiv që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Në këtë zonë tashmë kanë nisur investime edhe për ndërtimin e shtigjeve të ecjes dhe të ngjitjes, me synim zhvillimin e turizmit aktiv.
Fshati Jezerc i Ferizaj nga viti në vit po bëhet më i vizituar. Në mënyrë që Jezerci të jetë edhe më atraktiv po behën edhe investime sidomos në shtigjet të ecjes dhe të ngjitjes.
Një nga projektet po veçohet “Via Ferrata” dhe “Ura Tibetiane” e cila ofron shteg të ecjes por edhe të ngjitjes.
“Po Via Ferrata po i bënë dy vite, këtë vit i bënë dy vjet që është promovuar dhe po mundohemi që ta promovojmë sa më shumë turizmin në komunën tonë. E sidomos me Via Ferrata ku është e pesta në Kosovë që është një nga më të lehtat edhe po mundohemi ne si alpinistë apo si hajkera të themi ndryshe po mundohemi që sa më shumë më pas vizitor. Këtu janë 320 metra ngjitje diku me një orë e 15 minuta je lart diku afër 2 orë gjithsejtë nga nisja këtu deri të zbritja në shteg është 2 orë”, tha për RTK, Besnik Reka, alpinist.
Reka thotë se në Jezercë dhe në tërë territorin e Ferizaj ka shumë shtigje të ecjes
“Jezerci tani ka marrë një hovë të madh të turizmit sidomos pos që e kemi vija Ferrata i kemi edhe shtigjet që në komunë janë diku 86 kilometra dhe mund të themi se është sa i për ketë shtigjeve është më shumë se sa Prishtina më shumë se Prishtina i ka 20 kilometra. Dhe çdoherë Jezerci po e merr një rekreacion shumë më shumë se sa qytet e tjera të vendit tonë”, tha ai.
Sipas komunës projekti “Via Ferrata” po sjelle më shumë vizitor në këtë pjesë. “Në vargmalet e Jezercit në mesin e shumë projekteve atraktive turistike është edhe projekti i Via Ferrata dhe Ura Tibetiane që janë në një vend dhe ky projekt ka sjell dhe po vazhdon të sjell shumë vizitor e sidomos dashamirët e natyrës dhe të atyre të ngjitjeve të larta në male. Kanë ardhur shumë shoqëri bjeshkatare nga vendet e ndryshme të Kosovës për ta ngjitur Via Ferrata në Ferizaj. Dhe ky projekt është duke sjellë vizitor dhe është një nga projektet më të rëndësishmit që po frekuentohet kohëve të fundit”, tha Balton Dërguri- Drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj.
Jezerci njihet edhe për zhvillimin e hotelerisë./rtk
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime