Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputeti kanadez Kyle Seeback ka shprehur urimet e tij dhe lidhjen e veçantë me vendin.
Seeback ka theksuar se Kanadaja ka pasur gjithmonë një miqësi të gjatë dhe të fortë me Kosovën dhe është krenar që Kanadaja ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e saj.
Ai shtoi se gruaja e tij është nga Kosova dhe se një pjesë të muajit të mjaltit e kanë kaluar atje, ku kanë shijuar ushqimin tradicional dhe ai ka mësuar shumë për kulturën e pasur të vendit.
“Kosovarët janë thellësisht krenarë për vendin e tyre. Një këshillë për ata që vizitojnë Kosovën: shkoni në Rahovec dhe provoni një makiato – ka qenë kafeja më e mirë që kam pirë ndonjëherë”, ka thënë Seeback, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Deputeti kanadez gjithashtu bëri të ditur se i biri quhet William Kastriot Seeback, emër i frymëzuar nga heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sipas tij një njeri që qëndroi për guxim dhe pavarësi.
“Dua të bashkohem me kosovarët kudo në botë për të festuar pavarësinë javën e ardhshme, këtu në Kanada dhe jashtë saj: Urime dita e Pavarësisë”, ka përfunduar Seeback.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK