Ministrja për Punët e Brendshme në Shqipëri, Albana Koçiu e cilësoi si një lajm të mirëpritur votimin në Parlamentin Evropian për të përfshirë zyrtarisht Republikën e Kosovës në listën e vendeve të origjinës të cilat konsiderohen të sigurta.
Sipas, Koçiut ky votim “konfirmon pjekurinë institucionale dhe arritjet në konsolidimin e shtetit të së drejtës”.
Koçiu nënvizoi më tej se ky progres është një tregues i forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe një provë se rrugëtimi i rajonit tonë drejt integrimit evropian është një proces i pakthyeshëm.
“Shqipëria do të mbetet gjithmonë zëri më i fortë në mbështetje të Kosovës në çdo tryezë ndërkombëtare, me bindjen se konsolidimi i statusit ndërkombëtar të Kosovës është kusht i domosdoshëm për paqen dhe progresin e pakthyeshëm të rajonit tonë drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Koçiu.
Gjithashtu ministrja uroi homologun Xhelal Sveçla për rikonfirmimin në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë e re të kryeministrit Kurti.
Koçiu shprehu besimin se “bashkëpunimi ynë do të vijojë me vendosmëri drejt standardeve evropiane, si prioritet i agjendës sonë të përbashkët për më shumë siguri për qytetarët e vendeve tona”./atsh.al
Konaté prek tifozët e Liverpoolit me mesazhin e lamtumirës: ...
Gjini: Ulja e pragut të TVSH-së për zejtarët, ndër vendimet ...
Komandanti i KFOR-it takon ministrin e Jashtëm të Shqipërisë...
Dy shoferë motoçikletash gjobiten për shkelje të rënda në tr...
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon