Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Jehona Lushaku-Sadriu do të jetë shefe e grupit parlamentar të partisë në legjislaturën e dhjetë.
Abdixhiku ka shprehur besim se Lushaku-Sadriu do ta udhëheqë grupin parlamentar me përkushtim dhe korrektësi, duke e përfaqësuar LDK-në me dinjitet.
Në postimin e tij, Abdixhiku ka theksuar se Lushaku-Sadriu është një deputete me integritet, përgatitje akademike dhe përvojë politike, si dhe një bashkëpunëtore e afërt dhe e përkushtuar ndaj vlerave themelore të LDK-së, si demokracia parlamentare, shteti ligjor dhe orientimi euroatlantik i Kosovës./Arbresh.info
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës