Sean Dyche është bërë trajneri i tretë që shkarkohet nga Nottingham Forest këtë sezon, pas një barazimi pa gola me Wolverhampton Wanderers që e la klubin në një luftë të vështirë për mbijetesë.
I emëruar vetëm në tetor të vitit të kaluar, Dyche ka pësuar të njëjtin fat si ish-trajnerët, Nuno Espirito Santo dhe Ange Postecoglou.
Kur ai mori drejtimin e ekipit, Forest ishte dy pikë mbi zonën e sigurisë dhe ai largohet me klubin tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
“Klubi i Futbollit Nottingham Forest mund të konfirmojë se Sean Dyche është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner kryesor”.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Seanin dhe stafin e tij për përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre në klub dhe u urojmë atyre fat të mbarë në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Dyche e ka drejtuar Forestin në 25 ndeshje me një rekord prej 10 fitoresh, pesë barazimesh dhe 10 humbjesh.
54-vjeçari gjithashtu e udhëhoqi klubin në fazën eliminatore të Ligës së Evropës, ku ata përballen me Fenerbahcen javën e ardhshme. Ndeshja e parë do të luhet në Stamboll.
Mediat angleze po raportojnë se Vitor Pereira është njëri nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e klubit. Pereira u shkarkua nga Wolves nëntorin e kaluar.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës