Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe ushtrim të bixhozit të paligjshëm.
Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar tri shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një skaner si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për veprimtari të kundërligjshme.
I dyshuari, F.M., me autorizim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës