Njohësit e drejtësisë theksojnë se kërkesa e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me parimet bazë të drejtësisë penale. Sipas tyre, me kodin penal të Republikës së Kosovës nuk ka dënim 45 vite.
Kërkesa e prokurorisë së specializuar në Hagë për dënim prej 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, nga njohësit e drejtësisë, vlerësohet se shkel parimin “lex mitior”, të garantuar me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton edhe zbatimin e ligjit më të favorshëm.
Amer Alija nga Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë, vë në pah disa krahasime të Tribunalit Penal ndërkombëtar për ish -Jugosllavinë.
“Nëse e krahasojmë këtë edhe me politikën ndëshkimore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ku janë gjykuar persona për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Kosovë, si Gjorgjeviq, Llukiq e të tjerë, dënimet kanë lëvizur nga 14 deri në 22 vjet burgim. Sigurisht që kërkesat e prokurorisë kanë qenë gjithmonë më të rrepta, por kjo nuk do të thotë se trupi gjykues do t’i aprovojë domosdoshmërisht ato kërkesa”, tha ai.
Kërkesën e prokurorisë në Hagë, avokati Skender Musa e vlerëson si kundërshtim me praktikën gjyqësore në Kosovë dhe me parimet bazë të drejtësisë penale.
“Me kodin penal të republikës së Kosovës nuk ka dënim 45 vite siç e kanë propozu prokuororia pranë dhomave të specializuara në Hagë. Kerkesë skandaloze për 45 vite dënim njësoj dhe konformë kësaj nuk të jetë asnjëherë përgjegjësia individuale e njëjtë ndaj të gjithë personave”, pohoi ai.
Derisa e vlerësojnë si proces sfidues për mbrojtjen, avokatët theksojnë se mbrojtja në vazhdimësi duhet që në tërësi t’i analizojnë të gjitha provat dhe t’i rrëzojnë të gjitha pretendimet, përfshirë edhe ato me shkrim që i kanë deponuar prokurorët specialë.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...