Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin e SHBA-së Donald Trump të mërkurën në Uashington, ku do të diskutojnë negociatat me Iranin.
Zyrtarët iranianë dhe amerikanë zhvilluan bisedime të tërthorta bërthamore në kryeqytetin e Omanit, Muskat, të premten.
Të dyja palët thanë se pritej që së shpejti të zhvilloheshin përsëri bisedime të tjera.
Një diplomat rajonal i informuar nga Teherani mbi bisedimet tha se Irani këmbënguli në “të drejtën e tij për të pasuruar uranium” gjatë negociatave me SHBA-në dhe se aftësitë raketore të Teheranit nuk u ngritën në diskutime.
Zyrtarët iranianë kanë përjashtuar mundësinë e diskutimit të raketave të Iranit – një nga arsenalet më të mëdha të tilla në Lindjen e Mesme – dhe kanë thënë se Teherani dëshiron njohjen e së drejtës së tij për të pasuruar uranium.
“Kryeministri beson se çdo negociatë duhet të përfshijë kufizimin e raketave balistike dhe ndalimin e mbështetjes për boshtin iranian”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë. /Telegrafi/
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...