Japonezi Kira Kimura ka fituar medaljen e artë në disiplinën hedhje e madhe për meshkuj, në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina.
Kimura ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen finale, duke grumbulluar 179.5 pikë dhe duke u ngjitur në podiumin më të lartë në Livigno Snow Park. Ai ka lënë pas bashkëkombasin e tij Ryoma Kimata, si dhe kampionin olimpik në fuqi, Su Yiming nga Kina.
Rezultati përfundimtar në këtë disiplinë përcaktohet nga kombinimi i dy rezultateve më të mira nga tri zbritje gjithsej.
Në hedhjen e madhe garuesit hidhen nga një rampë e pjerrët dhe në ajër realizojnë figura dhe truke teknike, të cilat vlerësohen nga gjyqtarët për vështirësi, stil dhe ekzekutim.
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?