Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të hidhet në garë për transferimin e Julian Alvarez, një zhvillim që konsiderohet lajm pozitiv për Barcelonën, skuadër që vazhdon ta monitorojë sulmuesin e Atletico Madrid.
E ardhmja e Alvarez vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve në mediat sportive evropiane.
Edhe pse sulmuesi argjentinas ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2030, raportime të shumta gjatë muajve të fundit kanë lënë të kuptohet se ai mund të largohet nga “Metropolitano” në fund të sezonit.
Sipas të përditshmes sportive Sport, ndryshe nga raportimet e fundit, PSG nuk e ka Alvarez në listën prioritare të transferimeve.
Klubi francez e vlerëson lart profilin e lojtarit, por nuk është i gatshëm të investojë një shumë të madhe për një sulmues që nuk përputhet plotësisht me kërkesat taktike të trajnerit Luis Enrique.
Raportohet se çdo ndryshim eventual në repartin ofensiv të kampionëve francezë do të varet kryesisht nga largimet e mundshme gjatë afatit kalimtar veror dhe nga profile të tjera që i përshtaten më shumë filozofisë së trajnerit spanjoll.
Kjo situatë shihet si një avantazh për Barcelonën, e cila vazhdon të analizojë mundësinë e transferimit të “La Arana”-s.
Tri nënshkrime që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampionëve
Drejtuesit katalanas e konsiderojnë Alvarez si pasuesin ideal të Robert Lewandowski, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor.
Megjithatë, pengesa kryesore për klubin blaugrana mbetet aspekti financiar.
Sulmuesi argjentinas thuhet se e sheh me sy pozitiv një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, por kërkesa e Atletico Madrid, mbi 100 milionë euro konsiderohet aktualisht e papërballueshme për financat ende të brishta të Barcelonës.
Sipas raportit, në ambientin e klubit katalanas ekziston bindja se situata duhet trajtuar me qetësi dhe pa shumë zhurmë mediatike, në pritje të zhvillimeve pas përfundimit të sezonit dhe krijimit të kushteve më të favorshme për negociata të mundshme. /Telegrafi/
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...
PSD mban aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Partitë dhe IKD në debat rreth punës së legjislaturës së 10-...
PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...