Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve tremujore për periudhën tetor dhjetor 2025, të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar në total mbi 224 mijë euro.
Nga kjo shumë, rreth 85 mijë euro janë shpenzuar për paga të punëtorëve. Ndërkohë, për marketing LDK-ja ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 49 mijë e 817 eurosh.
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit për marketing është orientuar në reklama digjitale, ku vetëm për reklama në rrjetin social Facebook janë deklaruar shpenzime mbi 30 mijë euro.
Po ashtu, për informim publik, LDK-ja ka shpenzuar rreth 19 mijë euro, sipas raportit të publikuar nga KQZ-ja.

SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...