Udhëheqësit ushtarakë amerikanë dhe izraelitë zhvilluan një takim në Pentagon këtë të premte, në një klimë tensioni në rritje me Iranin. Të paktën sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën për Reuters ditën e sotme, me kushtin e anonimitetit.
Zyrtarët nuk dhanë detaje mbi diskutimet që u zhvilluan me dyer të mbyllura mes gjeneralit amerikan Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, dhe Eyal Zamir, shef i shtabit të forcave të armatosura izraelite. Takimi nuk ishte bërë publik më parë.
Sjellim ndërmend se Shtetet e Bashkuara kanë forcuar praninë e tyre detare dhe kanë rritur mbrojtjen ajrore në Lindjen e Mesme pasi presidenti Donald Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur Iranin, duke u përpjekur ta nxisë drejt tryezës së negociatave.
Udhëheqja iraniane paralajmëroi të dielën se nëse SHBA-të do të sulmonin vendin, do të shpërthente një konflikt rajonal.
Ndërkohë, Axios raporton se Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Iranit “përmes kanaleve të shumta” se janë të gatshme për një takim për të negociuar një marrëveshje.
Turqia, Egjipti dhe Katari po punojnë për organizimin e një takimi mes të dërguarit Steve Witkoff dhe zyrtarëve të lartë iranianë në Ankara, në fund të javës së ardhshme.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka përsëritur se presidenti Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar mbi Iranin dhe mbetet i hapur ndaj një zgjidhjeje diplomatike./tvklan.al
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...