Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në Kuvendin e Punës të partisë se rezultati i dobët në zgjedhjet e fundit është përgjegjësi e tij personale.
Ai tha se nata e 28 dhjetorit nuk ishte vetëm një rezultat politik, por një pasqyrë e përpjekjeve dhe sakrificës së shumë anëtarëve të partisë gjatë pesë viteve të fundit.
Ai ka theksuar se përgjegjësia për këtë rezultat nuk ndahet me askënd dhe se ajo i takon vetëm atij.
Sipas Abdixhikut, rezultati zgjedhor nuk ka ardhur si pasojë e një vendimi të vetëm apo e një nate të vetme, por si proces i ndërtuar gradualisht.
“Për mua dhe për ju ajo natë nuk ishte vetëm një rezultat politik, ishte një pasqyrë ku pashë mundin, sakrificën e shumë njerëzve të mirë të pesë vjetëve të fundit teksa shembeshin para syve tonë dhe njëkohësisht pashë se sa vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie që ka histori, plagë e mbi të gjitha që ka shpresë”, tha Abdixhiku.
Në fund, Abdixhiku ka ritheksuar se vendimmarrja për të ardhmen e LDK-së u takon delegatëve të Kuvendit.
“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet dhe të them qartë se përgjegjësia është e imja. Vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askënd tjetër të vendosë për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, ka përfunduar Abdixhiku.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend