Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në veri, ku u gjetën sërish armë, municion dhe mjete të tjera ilegale .
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, përkatësisht zyrtarë policorë nga kjo drejtori, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarë, duke u ofruar atyre shërbime profesionale, kanë pranuar sot, më datë 28.01.2026, informata se në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, Mitrovicë Veri, mund të gjendeshin mjete ilegale”, thuhet në njoftim..
Lidhur me këto informata, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku si rezultat gjatë kontrollit në një shtëpi te braktisur kanë gjetur dhe sekuestruar deshmite si ne vijim:
• Një karikator të zbrazet për arme te gjate;
• Një bajonet;
• Shishe plastike e mbushur me saqme;
• Kapsula per fishek;
• Sasi e barutit;
• Nje rryp brezi ushtarak;
• Nje mine kunder këmbësorik;
• Pjese per mbushje te fishekeve;
• Detonator per mine;
• Targa te automjetit te ish Milicisë
• Tre fishek te armës se gjuetisë;
• Trembedhjet (13) fishek te kalibrave te ndryshem;
• Dy (2) fishek te kalibrit 12.7 mm;
• Dy (2) fishek te kalibrit 20 mm
• Dy (2) gezhoja te kalibrit 12.7 mm;
• Nje xhaket ushtarake dimerore;
• Nje palë doreza ushtarake;
• Kater kemisha te Policise se Serbisë.
Pasi që ne deshmitë e gjetura është hasur material i rrezikshem eksplodues ne vend ngjarje kane dal edhe Njesia per trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME), te cilet nga vendi i ngjarjes kane terhequr sasinë e barutit, fisheket e kalibrit 12.7 mm si dhe 20 mm e po ashtu edhe minen kunder këmbësorik me detonatorin.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin emergjent 192.