Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot mbahet seanca fillestare ndaj Cvetko Kostiqit.
Ai akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në rajonin e Vushtrrisë, në mars të vitit 1998.
Sipas aktakuzës, e dëmtuara, për shkak se nuk kishte mundësi ta linte vetëm gjyshen e saj të moshuar, kishte qëndruar me të në shtëpi.
Gjatë kësaj kohe, në shtëpi kishin hyrë tre policë serbë të armatosur dhe me uniforma policore, në mesin e tyre edhe i pandehuri Cvetko Kostiq.
“E dëmtuara në pamundësi që të lërë gjyshen e saj, e cila ishte në moshë të shtyrë, ka qëndruar me gjyshen në këtë shtëpi dhe gjatë kohës sa ka qenë në këtë shtëpi kanë ardhur tre policë serbë të armatosur dhe me uniforma të policisë, në mesin e tyre i pandehuri Cvetko Kostiq, i cili e kishte urdhëruar të dëmtuarën F1 që të hynte brenda në shtëpinë, ku pas pak minutave kishin hyrë edhe dy pjesëtarë të forcave serbe të uniformuar, të cilët e detyrojnë të dëmtuarën që të shkonte në një dhomë tjetër, ndërsa gjyshja të qëndronte aty ku ishte”, thuhet në aktakuzën kundër Cvetko Kostiqit.
Sipas njoftimit zyrtar, seanca fillestare pritet të mbahet nga ora 09:30.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...