Rinumërimi i deritanishëm i votave me shumë mundësi do ta lë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damkën.
Sipas shifrave aktuale, mandati pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut, i cili ka marrë 2.511 vota, 15 më shumë pas rinumërimit.
Ndërkohë, Damkës i janë hequr 68 vota që më parë i ishin përshkruar gabimisht, duke e lënë totalin e tij aktual në 2.449 vota pas rinumërimit të 470 nga 914 vendvotime.
Procesi i rinumërimit ka zbardhur manipulime të evidentuara në Qendrat Komunale të Numërimit, me devijimin më të madh të votave në Prizren.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve që KQZ ka vendosur të rinumërohen.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërsa gjatë ditës së sotme po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve në komunën e Prizrenit. Pas përfundimit të rinumërimit në Prizren, do të përfshihen edhe komunat e tjera, sipas radhës.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...