Një 80 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në fshatin Gracë të Vushtrrisë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Me datën 15 janar 2026, rreth orës 22:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë, një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri , në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare.Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.”, ka thënë ai.
“Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.”, u shpreh Zahiti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një viktimë
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...