Komuna e Suharekës ka njoftuar se po vazhdon pranimi i kërkesave nga qytetarët që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të fundit.
Të gjithë qytetarët e prekur ftohen që brenda afatit të përcaktuar të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.
Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë:
NJOFTIM PËR PROCESIN DHE VLERËSIMIN E DËMEVE NGA VËRSHIMET
Komuna e Suharekës, njofton se vazhdon të pranoj më tutje kërkesa nga ana e qytetarëve, si pasojë e dëmtimeve të evidentuara nga vërshimet e fundit.
Të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet, ftohen që brenda afatit të përcaktuar të paragesin kërkesen e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmëve.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
▪️Kërkesa (merret dhe plotësohet në administratën komunale);
▪️Kopje e letërnjoftimit;
▪️Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
▪️Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve (të jenë të printuara me ngjyrë);
▪️Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë (nëse ka).
Afati për aplikim:
– Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më 22 janar 2026;
Kërkesat dorëzohen personalisht në Zyrën Nr 1, Drejtorinë e Bujqësisë apo tek Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Suharekës./Arbresh.info
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh