Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e re të Estonisë, Karin Anna Maandi.
Duke e uruar për detyrën e re, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve tona dhe theksoi mundësitë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit veçanërisht në fusha si teknologjia.
Në qendër të diskutimit ishin pritshmëritë për vitin 2026, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth objektivit për avancim të integrimit evropian të Kosovës, konkretisht përmes marrjes së statusit të vendit kandidat, dhe rëndësisë së përparimit në rrugën drejt Këshillit të Evropës dhe NATO-s./Arbresh.infol
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve