Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që më 12 shkurt të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e policit Muhamed Lika.
Bazuar në njoftim, seanca do të zhvillohet me fillim nga ora 09:00 kundër të pandehurve Haki Bela, Rilind Murati, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, dhe Vatan Çaka, të akuzuar për veprën penale vrasja e rendë dhe Diamant Gashi, i akuzuar për shkak të veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.
Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe do të jetë e hapur për publikun.
Rreshteri Muhamed Lika u vra më 1 prill 2025 në Kaçanik, ndërsa po kthehej në banesë pas përfundimit të orarit të punës. Ai u qëllua me armë zjarri në hyrje të ndërtesës ku jetonte.
Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ngjarja dyshohet të ketë qenë e paramenduar, me motiv të lidhur me punën e tij si polic dhe detyrat që kryente. Investigimet tregojnë se një i mitur, i bashkëpunuar me persona të tjerë, e ndoqi Liken deri te hyrja e ndërtesës dhe e qëlloi me armë.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vrasjen e tij, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të veprës.
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit