Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj mjekut nga Vushtrria, A.V., për veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdim”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri akuzohet se gjatë periudhës nga 20 korrik deri më 28 tetor 2025, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, ka lëshuar raporte mjekësore të rreme për pacientë që nuk vuajnë nga sëmundje të tilla, duke i pyetur ata se çfarë diagnoze të shënojnë.
“I pandehuri akuzohet se nga data 20.07.2025 deri me datë 28.10.2025 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, me dashje në cilësinë e personit zyrtar si specialist i mjekësisë familjare, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete në atë mënyrë që ka lëshuar raporte mjekësore sipas kërkesës së pacientëve duke e ditur se personat në fjalë – pacientët nuk vuajnë nga sëmundje të tilla, duke i pyetur se çfarë diagnoze t’ua shënojnë me qëllim që të njëjtit këto raporte mjekësore t’i përdorin për hapjen e pushimeve mjekësore në kundërshtim me Ligjin Nr.03/L-212 e Punës, po ashtu ka përshkruar barna pacientëve sipas rekomandimeve të agjentëve farmaceutik, ku pas lëshimit të raporteve mjekësore ka pranuar dobi pasurore – para nga pesë (5) deri në pesëdhjetë (50) euro”, thuhet në njoftim.
Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale që i vihet në barrë me këtë aktakuzë dhe të njëjtit t’i shqiptojë sanksion penal të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Sorensen nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj
Hysen Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë ...
LDK në takim maratonë, mbi tri orë diskutime – çka po ndodh?
Ngricat mbyllin aeroportet nëpër Evropë
Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spi...