Ka ndërruar jetë 35-vjeçari që u raportua i vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, ku shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç është vetëplagosur me armë gjahu, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Burime nga policia e Durrësit thanë për Euronews Albania se 35-vjeçari Odise Shoshai është vetëqëlluar me arme zjarri teksa ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...