Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të planit operativ për luftimin e narkotikëve “Stop Drogave”, gjatë tri ditëve të fundit ka realizuar një sërë aktivitetesh policore, ku në raste të ndara ka arrestuar disa persona për posedim të narkotikëve.
Në njoftimin për media thuhet se si rezultat i këtyre veprimeve, nga njësitet policore të kryeqytetit janë arrestuar gjithsej 8 persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, ndërkohë që në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë hapur 7 raste të ndryshme të kësaj natyre.
Poashtu, gjatë operacioneve policore, janë sekuestruar sasi të ndryshme të substancave të dyshuara si mariuanë dhe kokainë.
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike./Arbresh.info
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...