Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook, transmeton Arbresh.info.
“Kosova , Shqipëria , Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut së bashku, me një zë dhe një vizion të përbashkët, po e dëshmojmë se turizmi nuk njeh kufij dhe se rajoni ynë është më i fortë kur qëndron i bashkuar. Në kuadër të Panairi Ndërkombëtar i Turizmit KOSOVA 2026, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit, së bashku me përfaqësuesit e Struga dhe Ulqini”, ka shkruar Rama.
“Prishtina do të vazhdojë të prijë me vizion, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke e vendosur me krenari në hartën turistike të rajonit dhe më gjerë”, tha Rama./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...