Barcelona arriti fitore me rezultat 3-2 ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur klubin madrilen për vitin e dytë me radhë në këtë kompeticon.
Pas ndeshjes u bë virale një video se si lojtarët e Real Madridit nuk i bën ‘gardën e nderit’ Barcelonën, ani pse këta të fundit e bën një gjë të tillë, shkruan Arbresh.info.
Por ajo se çfarë i iku publikut përpara se t’i nis kritikat për futbollistët e Realit, ishte veprimi i ‘adoleshentit’ Lamine Yamal.
🫂 Lamine and Carvajal after the game:pic.twitter.com/ytNMUTvFgi
— Reshad Rahman (@ReshadFCB) January 11, 2026
18-vjeçari njihet për sjelljet e tij arrogante kur humb, por kësaj radhe nuk tregoi respekt ani pse fitoi.
Yamal u pa në video i tërhekur nga lojtarët e tjerë të Barcelonës, kur futbollistët madrilen po kalonin të shkonin në podium për t’i marrë medaljet. Lamine u distancua nga ‘garda e nderit’ të Barclonës, dhe duket duke pirë ujë në një shishe.
Në një moment afrohet Dani Carvajal dhe i thotë diçka, por për të nuk vlenin fare fjalët e bashkëlojtarit të tij tek Spanja.
Kjo nuk është hera e parë që shohim Yamalin duke bërë një gjë të tillë, pasi kështu kishte vepruar edhe në finalen e Ligës së Kombeve kur Portugalia e kishte mposhtur Spanjën.
‼️‼️ LAMINE YAMAL REFUSES TO CLAP FOR THE PORTUGAL TEAM AND WALKS AWAY 👀🤨
THE WHOLE SPANISH TEAM STOOD THERE CLAPPING 👏
pic.twitter.com/upHhwzMXjE— fan (@NoodleHairCR7) June 8, 2025
Yamali nuk tregon respekt për kundërshtarët as kur humb e as kur fiton.
Kujtojmë rastin e disfatës së Barcelonës ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, si dhe ‘dështimin’ e Barçës në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit në La Liga./Arbresh.info

Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...