Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. nuk ka vendosur ende një afat konkret për blerjen e Groenlandës, por kjo mbetet një prioritet strategjik për Uashingtonin.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ritheksoi këtë qëndrim përpara gazetarëve, duke theksuar se presidenti ka qenë i qartë në synimin e tij.
Sipas Leavitt, presidenti beson se nëse SHBA nuk ndërmerr hapa për të blerë Groenlandën, ishulli mund të përfundojë nën ndikimin ose kontrollin e Kinës apo Rusisë, çka do të përbënte një rrezik jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Evropën dhe vetë Groenlandën.
Ajo shtoi se përfshirja e Groenlandës në SHBA do të ishte, sipas tij, në interesin e të dyja palëve dhe do të garantonte mbrojtje më të madhe për territorin.
Nga ana tjetër, qeveria lokale e Groenlandës ka reaguar ashpër, duke deklaruar se “në asnjë mënyrë” nuk do të pranojë dëshirën e SHBA për të marrë në zotërim territorin. Në një deklaratë zyrtare, autoritetet groenlandeze theksuan se nuk mund ta pranojnë këtë ide dhe njoftuan se do të intensifikojnë përpjekjet për të siguruar mbrojtjen e ishullit plotësisht brenda kornizës së NATO-s.
Groenlanda është pjesë e NATO-s përmes Mbretërisë së Danimarkës, dhe qeveria lokale ka bërë të qartë se siguria dhe sovraniteti i saj do të vazhdojnë të mbështeten në këtë aleancë, duke refuzuar çdo formë ndryshimi të statusit të territorit.
Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Peja nuk udhëton në Çeki për ENBL, shkak orari i ngarkuar i ...
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ka anuluar më shumë...
E kryer, Carrick do ta drejtojë Manchester Unitedin deri në ...
Lufta në Ukrainë/BE përgatit paketën e 20-të të sanksioneve ...