Ndërrimi i Xabi Alonsos me Alvaro Arbeloan në stolin e Real Madridit sjell edhe një rikthim shumë të rëndësishëm brenda klubit, bëhet fjalë për Antonio Pintus.
Përgatitësi fizik italian do të jetë krahu i djathtë i Arbeloas në kalimin e tij nga Castilla te ekipi i parë.
Florentino Pérez, një mbështetës i madh i punës së Pintusit, kishte kohë që shtynte për rikthimin e tij në vijën e parë, i shqetësuar për gjendjen fizike të skuadrës dhe numrin e madh të lëndimeve.
Për këtë arsye, presidenti i Real Madridit hoqi dorë nga roli i vëzhguesit dhe udhëtoi në Xheda për të qenë më pranë ekipit. Me rikthimin e Pintusit dhe ardhjen sërish të Niko Mihic para një jave, klubi e ka riorganizuar plotësisht sektorin fizik dhe mjekësor.
Pintus erdhi te Real Madridi në vitin 2016 me Zinedine Zidanen, i cili e njihte mirë nga koha te Juventusi. Në verën e parë të plotë të Zidane si trajner, ai ia besoi përgatitjen fizike mikut të tij dhe rezultatet erdhën menjëherë: Liga dhe Champions League në vitin 2017, pastaj edhe Championsin e 2018-s.
Edhe pse u largua përkohësisht nga stafi teknik, klubi e riktheu në vitin 2021 për të punuar me Carlo Ancelottin, dhe bashkë fituan Champions League në Paris./Arbresh.info
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet