Diego Pablo Simeone, trajneri i Atlético Madridit, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës ndaj Deportivos, duke prekur disa tema aktuale, nga Superkupa e Spanjës deri te forma e ekipit dhe disa lojtarë individualë.
Simeone iu rikthye edhe episodit të ndodhur gjatë Superkupës me Viniciusin, duke kërkuar falje publike, shkruan Arbresh.info.
“Do të doja t’i kërkoja ndjesë Florentino Perezit dhe Viniciusit për episodin që panë. Nuk kam vepruar mirë duke u vendosur në atë situatë dhe e pranoj që nuk ishte e drejtë. Ekipi që fiton e meriton të kalojë më tej, ata e merituan. Ishim pranë barazimit, por Barcelona është një ekip shumë i mirë dhe ka një njësi loje shumë të fortë”.
Sa i përket reagimeve rreth sjelljes së tij, Simeone shtoi shkurt.
“Kërkoj ndjesë, jo falje. Nuk kam asgjë më shumë për të shtuar”, potencoi trajneri argjentinas.
Ndeshja e radhës e Atleticos është nesër me Deportivo La Corunan në Kupën e Mbretit./Arbresh.info
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...