Mesfushori i AC Milan dhe ish-lojtar i Club Brugge, Ardon Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit belg për vitin 2025.
Ai fitoi ”Këpucën e Artë” gjatë ceremonisë së 72-të të çmimeve të futbollit belg në Middelkerke, duke lënë pas emra të njohur si Hans Vanaken dhe Christos Tzolis, shkruan Arbresh.info.
Pasi fitoi këtë çmimi ai theksoi se ishte nder i madh për të.
“Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me lëndime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë”.
“Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Belgjikë. Kur e shoh pas, nuk do ta harroj kurrë Belgjikën. Ajo është bërë vërtet një shtëpi e dytë për mua”.
Jashari premtoi edhe festë sapo të ketë kohë të lirë.
“Sapo të kem pak kohë, dua të bëj një festë të vogël atje”.
“Jam rritur si lojtar dhe si njeri. Ky trofe, ky vend dhe ky klub e bëjnë historinë time edhe më të veçantë”, nënvizoi ai.
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet