Një person është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 6 vite burgim nga drejtësia shqiptare.
Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, autoritetet shqiptare finalizuan ekstradimin e shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç. Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e kishte dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Sipas hetimeve, më 31 tetor 2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, Policia kishte kapur në një automjet 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Nga verifikimet rezultoi se Sokol Ndreka ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.
Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden në Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në territorin gjerman dhe më pas ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...
E rëndë në Turqi: 30-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i...
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...