Policia e Tiranës këtë të shtunë ka vënë në pranga pesë persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, në pranga kanë rënë shtetasit F. B, 32 vjeç, G. Ll., 40 vjeç, G. R., 20 vjeç, E. H., 38 vjeç dhe R. B.
Këta shtetas ishin në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Kultivim i bimeve narkotike”, “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohen 5 shtetas në kërkim, të dënuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, Strukturat e DVP Tiranë vunë në pranga 5 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Renda ekzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit F. B, 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. 32-vjeçari, me datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën e ndaluan shtetasin G. Ll., 40 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin G. R., 20 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.
-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit E. H., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin R. B., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...
Presidentja kujton Enver Malokun: Ishte zëri i urtësisë në k...
Kurti kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin ...
Gjimshiti pëson lëndim të rëndë në fitoren e Atalantës
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim b...