Pak pas kapjes së presidentit venezuelas Nicolas Maduro si të dyshuar për trafikim droge, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur edhe në Shqipëri se “do të përballen me kartelet e drogës kudo që ndodhen”.
Deklarata është përmendur në një njoftim pasi e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn takoi kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Klodjan Braho, dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: ‘Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë’. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Departamenti Amerikan i Thesarit muajve të fundit ka goditur biznese të mafisë shqiptare në botë. E mafia shqiptare ishte përmendur nga Maduro se ishte pjesë e komplotit “anti-qeveritar” në maj të vitit të shkuar në Venezuelë.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...