La Liga mund të jetë destinacioni i ardhshëm për mesfushorin 23-vjeçar, Kristjan Asllani.
Kështu ka njoftuar të enjten “Tuttomercatoweb”. Asllani u huazua te Torino në verën e vitit të kaluar, por nuk pritet të qëndrojë më gjatë tek ekipi italian.
Mesfushori i Shqipërisë ka luajtur në 16 ndeshje në Serie A dhe Kupë të Italisë me Torinon.
Ekipi i La Ligas, Girona, dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e Asllanit.
Torino e kishte opsionin për blerjen e tij për 12 milionë euro, ndërsa “nerazzurrët” do ta mbanin 20 për qind të kartonit për shitjen e ardhshme.
Të njëjtat kushte për të pritet t’i kërkojë edhe nga Girona.
Asllani nuk është duke kaluar formën më të mirë mundshme ku ka luajtur në 16 ndeshje deri më tani këtë sezon dhe nuk ka shënuar asnjë gol e as asistuar./Arbresh.info
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...